Tahiri: Do të konfiskohet çdo pasuri e fituar me vepër penale

Përmes projektligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë po synohet konfiskimi i çfarëdo pasurie të fituar me vepër penale, tha ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, transmeton REL.

Ai i bëri këto komente në një konferencë për media, ku e prezantoi këtë projektligj, i cili do t’i dorëzohet të martën Qeverisë.

“Jam i bindur se me këtë projektligj, po bëjmë hapin më vendimtar ndaj keqpërdoruesve, ndaj personave që merren me krim të organizuar, ndaj personave zyrtarë e politikë që mund të kenë llogaritur se do të mund të pasurohen përmes korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin”, tha Tahiri.

Ai po ashtu tha se është shumë i bindur se rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave do të jetë pozitiv, pasi që, siç u shoreh, Kosova ka arritur ta plotësojë kushtin për sekuestrimin e pasurisë së paligjshme.

“Besoj se Komisioni është i kënaqur me vlerësimin e raportit. Ne si Qeveri, si institucione, kemi arritur ta plotësojmë këtë kusht tejet të rëndësishëm. Unë pres që rekomandimin ta kemi pozitiv, sepse është bërë punë shumë e madhe në këta gjashtë muajt e fundit”, tha Tahiri.

Projektligji për Kompetencat e Zgjeruara pritet të miratohet të martën në mbledhjen e qeverisë, për t’i hapur rrugë më pastaj shqyrtimit dhe miratimit të tij në kuvend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button