Vuçiç: Ushtria e Serbisë, më e fuqishmja mes vendeve me madhësi të njëjtë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se Ushtria e Serbisë është më e fuqishmja mes vendeve me madhësi të njëjtë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nga vendet me kapacitete të ngjashme territoriale dhe njerëzore nuk ekziston armatë më të fuqishme se e jona”, është shprehur Vuçiç.

Vuçiç tha se në tre vitet e fundit Serbia në ushtri po shpenzon më shumë sesa që shkruan në buxhet.

Ai tha se Serbia ka ushtarë të mjaftueshëm në jug të vendit, porse problemi më i madh me kapacitet njerëz ka në Beograd dhe Vojvodinë dhe se nevojitet që të ndryshojë raporti ndaj ushtarëve dhe policëve në shoqëri, meqë pa to shteti nuk do të ishte i sigurtë.

Duke folur për Kosovën, presidenti serb tha se Beogradi do të jetë nën presion të madh për të dobësuar pozitën e Serbisë për bisedimet me Prishtinën në Bruksel.

“Do të jemi nën presion të madh, ndërsa ata që dëshirojnë që Serbinë ta thyejnë në mënyra të ndryshme do të përpiqen ta bëjnë atë nga brenda për të dobësuar pozitën tonë negociuese dhe thonë shihni gjithçka që mund t’ju bëjmë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se “derisa qeveria serbe dhe presidenti janë të fortë, është e vështirë të bëhet ndikim aq i madh mbi vendimet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button