Skoda Kodiaq së shpejti në version të ri sportiv (FOTO)

Pas promovimit të versionit Sportline, kompania e njohur e veturave Skoda në gjysmën e dytë të këtij viti do të prezantojë versionin e ri sportiv vRS të modelit Kodiaq.

Premiera mund të mbahet në panairin e veturave në Paris dhe ky version mund të jetë dispozicion me 5 dhe 7 ulëse, transmeton Koha.net.

Skoda Kodiaq vRS pritet të vijë me motor dizel 2.0-litër Bi-TDI me kapacitet prej 176 kuajfuqi, në kombinim me marshin DSG dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Gjithashtu, Kodiaq vRS pritet të vijë me maskën e përparme me ngjyrë të zezë, set të ri të rrotave (sipas Octavia RS), sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, frenat më të forta, si dhe interier të modifikuar me ulëset dhe timonin sportiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button