NASA publikon zbulimin e madh: Mbetje organike në mars

NASA shoi kureshtjen e opinionit pasi paralajmëroi se do të publikonte informacione të rëndësishme nga gjetjet që janë bërë falë robotit “Curiosity”, që endet prej vitit 2012 në sipërfaqen e Marsit. Agjencia Amerikane e Hapësirës përmes një deklarate të gjatë shkencore tha se Curiosity ka zbuluar materie organike në sipërfaqen e Marsit, një zbulim që përforcon akoma më shumë bindjen mes shkencëtarëve se dikur ky planet kishte jetë. Megjithatë, skeptikët thonë se zbulimi jo domosdoshmërish do të thotë se Marsi ka qenë dikur shtëpi e një forme jete aliene, apo që mund të jetë ende një e tillë, por rezultatet mirëpriten edhe prej tyre.

“Curiosity zbarkoi në mars para 6 vitesh. Pas disa muajsh qëndrimi atje roboti vendosi në shkëmbinj një material detetktues të materieve organike. Zbulimi i materies organike në Mars është e rëndësishme sepse është shumë e lashtë”, tha Studiuese e NASA-s.

Vetë studiuesit e NASA-s, e cilësojnë një prej zbulimeve më emocionuese të bëra deri më tani në sipërfaqen e “Planetit të Kuq”. Materiet organike janë mbetje që krijohen vetëm nga forma jete dhe zbulimi për ekzistencën e tyre në Mars është bërë nga dy grupe të ndryshme shkencëtarësh, që në fund kanë arritur në të njëjtin rezultat. Aktualisht, sipërfaqja e Marsit është e pabanueshme, por shkencëtarët besojnë fort se miliona vite më parë ai ka qenë i populluar dhe këto pretendime i bazojnë tek gjurmët e lëna nga lumenjtë që dikur besohet se rridhnin në sipërfaqen e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button