Gjermania, Belgjika, RJA, Indonezia dhe Republika Dominikane janë anëtare të reja jo të përhershme të KS të KB-së

Gjermania, Belgjika, Republika Jugoafrikane dhe Republika Dominikane janë zgjedhur nga ana e Asamblesë Parlamentare të KB-së për anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës botërore me mandat dyvjeçar, i cili fillon nga viti 2019, njofton DPA.

Në votimin e fshehtë, nga 190 shtete – 184 votuan për Gjermaninë për të gjashtën herë me radhë që të jetë anëtare jo e përhershme e KS të KB-së. Belgjika mori 181 vota, Republika Dominikane 184 dhe Indonezia 144. Që të zgjidhen, shtetet duhet të fitojnë dy të tretën e votave.

Maldivet, të cilët ishin konkurrent i Indonezisë nga rajonin aziatiko-pacifik, i fituan vetëm 46 vota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button