Maqedoni – fitojmë 300 euro, harxhojmë 600!

Qytetarët në Maqedoni me mjaft vështirësi e kapërcejnë hendekun midis të ardhurave dhe harxhimeve mujore. Bile, të ardhurat mujore mesatare të një punësuari në Maqedoni prej afër 400 euro mezi mjaftojnë për mbulimin e shpenzimeve jetike si banimi apo ushqimi. Këtë e dëshmojnë edhe analizat e sindikalistëve, sipas të cilëve, 13.394 denarë nevojiten në muaj që të mbulohen vetëm nevojat themelore për ushqim, ndërsa afër 10 mijë denarë kushtojnë harxhimet e banimit, gjithmonë për një familje katër-anëtarëshe, shkruan gazeta KOHA.

Të ardhurat mujore mesatare të një punësuari në Maqedoni prej afër 400 euro mezi mjaftojnë për mbulimin e shpenzimeve jetike si banimi apo ushqimi. Këtë e dëshmojnë edhe analizat e sindikalistëve, sipas të cilave, 13.394 denarë nevojiten në muaj që të mbulohen vetëm nevojat themelore për ushqim, ndërsa afër 10 mijë denarë kushtojnë harxhimet e banimit për një familje katër-anëtarëshe.

Kjo, me fjalë të tjera, nënkupton se më shumë se 60 për qind e pagës mesatare të vlefshme 23.694 denarë shkojnë për ushqim. Nëse kësaj i shtohen edhe harxhimet e banimit që përfshijnë koston e pagesës së rrymës, ujit apo telefonit, del se me një pagë mesatare, sipas përllogaritjes së Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, mund të mbulohen vetëm harxhimet minimale të ushqimit dhe banimit. Pjesa e mbetur e harxhimeve mujore prej afër 10 mijë denarë, që përfshin 2291 denarë për higjienë, 2349 denarë për transport, 2121 denarë për veshmbathje, 1070 denarë për kulturë dhe 679 denarë për mirëmbajtjen e shëndetit, mbulohet nga të ardhurat e tjera jashtë rrogës mesatare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP