Thaçi tregon planet e tij për ta ngritur KEK-un

Sipas tij, Korporata Energjetike e Kosovës ka mbi dhjetë vite që ka një stabilitet të qëndrueshëm edhe në aspektin menaxherial edhe në atë financiar.

“KEK-u ka vite që renditet në vendin e parë si kompania publike me performancën më të mirë në vend nga organet mbikëqyrëse, në këtë rast institucionet përkatëse të Qeverisë së Kosovës. Unë qe 12 vite jam në KEK dhe me përgjegjësin më të madhe e them se përkundër problemeve të mëdha qe kemi pasur me procesin e shpronësimeve, është menaxhuar në mënyrën me të mirë të mundshme”, ka thënë kreu i KEK-ut, transmeton Indeksonline.

Sa i përket planeve për ta menaxhuar KEK-un, ai thotë se ka vite qe është në menaxhment dhe në vija të trasha thotë se ka punuar në vazhdimësi në strategji të zhvillimit, pra në pjesën e planeve për rritjen e të hyrave dhe shumë hallka tjera që kanë të bëjnë me investime strategjike, mjedis me të pastër, hapje të mihjeve të reja, eksplorim të thëngjillit për të krijuar rezerva sa më të mëdha etje.

“Te pjesa tjetër, do të fokusohem në menaxhimin sa me të mirë të të gjitha resurseve të KEK-ut, për të ulur në maksimum shpenzimet dhe për të rritur të hyra”, ka deklaruar ai.

Thaçi ndër të tjera ka treguar edhe planet e tij rreth realizimit e të hyrave tjera në këtë Korporatë.

“KEK-u është një gjigant i madh dhe mendoj se ka shumë punë për tu bërë. Në bashkëpunim me gjithë menaxhmentin dhe Bordin, përveç dy shtyllave kryesore të biznesit qe kemi aktualisht, pra prodhimin e energjisë elektrike dhe eksplorimin e thëngjillit, tani do të hartojmë edhe disa strategji për të realizuar të hyra tjera dhe njëkohësisht për të ofruar shërbime profesionale në përgatitjen e kuadrove të reja për punë, siç është Qendra e Trajnimeve e po shfrytëzimi i fabrikës në Palaj”, ka thënë në fund Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP