Kopja dhe origjinali

Besa Arifi, profesore e asociuar në Universitetin e Evropës Jug-Lindore

Besa Arifi, profesore e asociuar në Universitetin e Evropës Jug-Lindore

Mitingu madhështor që duhej të ishte protesta kryesore e opozitës kundër ndryshimit të emrit të shtetit në fakt ishte një tentim klasik për matje forcash, nxjerrje e njerëzve në rrugë dhe konfirmim të besnikërisë së anëtarësisë partiake të VMRO-DPMNE-së. Por kjo ngjarje tregoi të paktën tri gjëra të rëndësishme.

E para, VMRO-DPMNE ka udhëheqësi te re por mendësi te vjetër. Kjo vërtetohet dita ditës gjithnjë e me shume. Lideri i ri, Mickoski jep vetëm shenja qe dëshiron ta ndjeke shembullin e Gruevskit ne te bërit politike pa pasur guxim publikisht dhe vendosmërisht te shkëputet prej tij. Ai nuk jep asnjë shenjë qe ka për qellim ta shkëpusë lidhshmërinë me te kaluarën dhe te vendose te udhëheqë një parti politike dhe jo një organizate kriminale.

E dyta, ne asnjë moment Mickoski nuk duket te distancohet qartazi nga ngjarjet e 27 Prillit 2017 dhe qartazi ti akuzoje ato ngjarje. Qëndrimi zyrtar i VMRO është se i gjithë procesi i bartjes se përgjegjësisë është proces i montuar politik dhe antikombëtar. Me këtë Mickoski dhe Ivanov janë ne te njëjtën ane ende, duke i arsyetuar protestat qe sollën deri tek ngjarjet e 27 Prillit. Kjo po ashtu tregon qe Mickoski ende nuk është i gatshëm te shkëputet nga e kaluara dhe te behet lider i vërtetë i opozitës.

E treta, Ne asnjë moment Mickoski nuk duket te distancohet nga shteti i robëruar 2006-2016. E gjitha qe ai thotë është se edhe tani paska shtet te robëruar, por nuk dëgjohet fare te konstatoje qe shteti ishte vërtetë i kapur ne 10 vitet kritike. Kjo sigurisht për shkak se gjate asaj kohe ai ishte pjese e shteti te robëruar apo me mire te themi, robëruesit te shtetit, duke qene sekretar gjeneral i organizatës kriminale. Deri sa ai nuk distancohet nga ajo periudhe, nga rastet qe udhëhiqen nga PSP, dhe te thotë qe për ato raste drejtësia duhet te funksionoje dhe përgjegjësia te bëhet, vështirë te thuhet se vërtet ka një lider te ri te opozitës dhe një mënyrë tjetër te funksionimit te VMRO-DPMNE-se.

Ne këtë mënyrë shihet qarte qe e gjithë qe për momentin Mickovski mund te behet është vetëm një kopje e origjinalit, sepse nuk ka guxim te behet një origjinal i ri. Ndërsa te gjithë e dimë qe kopja asnjëherë nuk mund te jete me e vlefshme se origjinali, qofte për te mire, qofte për te keq.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL