Kryeministri Zoran Zaev organizoi darkë iftari (FOTO)

Kryeministri Zoran Zaev organizoi darkë iftari me përfaqësuesit politik të vendit, kryesisht partitë shqiptare. Në të ishte i pranishëm edhe kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi, njofton Portalb.mk.

Kryeministri Zaev tha se ka nderin ti pret mysafirët e tij në kohën e agjërimit, kur familjet mblidhen, miqtë shoqërohen dhe ka vetë-reflektim dhe meditim.

“Është një mohim i kënaqësisë tokësore dhe shpirtërore që bëhet nga shumë besime – duke përfshirë besimin tim të krishterë. Është koha kur e forcojmë shpirtin për tu afruar me Zotin”, tha ai mes tjerash.

Ndërkaq, kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepit, para të pranishmëve, si kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, tha se qëllimi i iftarit është që të motivohet dhe përkrahet shoqëria me religjione të ndryshme.

“Çdo iftar në kohën e Ramazanit bëhet që të motivohet dhe përkrahet shoqëria jonë, Republika e Maqedonisë. Një shtet, një familje me religjione të ndryshme, të cilët në mes vete jetojnë duke e vazhduar traditën si amanet të cilin na e lanë paraardhësit tanë”, tha Rexhepi.

Siç mund të shihet edhe në fotografitë më poshtë, në iftar kanë marrë pjesë edhe deputetët, ministra, kryetarë komunash dhe përfaqësues të sektorit civil të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button