FIFA kallëzim penal për shitje jozyrtare të biletave

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka ngritur kallëzim penal kundër internet sajtit Viagogo për shkak të shitjes së paautorizuar të biletave për Botërorin në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesit e FIFA-s kallëzimin e kanë parashtruar që më 4 maj, tek prokuroria në Gjenevë, Zvicër.

Kallëzimi është ngritur pasi në adresë të FIFA-s arritën shumë ankesa për mashtrim nga Viagoga, duke rekomanduar më pas tifozët që të ndërpresin blerjen e biletave për ndeshjet e Botërorit përmes shpërndarësve jozyrtarë, mes të cilëve edhe përmes sajtit në fjalë.

Nga FIFA theksuan se Viagogo ka shitur bileta me çmim dyfish më të lartë. Tifozët me bileta të blera nga shpërndarësit jozyrtarë u paralajmëruan se mund të refuzohen për të hyrë në stadiume.

Kampionati Botëror i futbollit në Rusi do mbahet prej 14 qershorit deri më 15 korrik të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button