Hyn në fuqi marrëveshja për demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i Zi

Marrëveshja e demarkacionit Kosovë- Mali i Zi ka hyrë në fuqi më 4 qershor.

Në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ambasadori i vendit tonë në Malin e Zi, Skënder Durmishi ia dorëzoi notën verbale drejtoreshës së përgjithshëm për çështjet ligjore ndërkombëtare malazeze, Tatjana Raspopovic.

“Pala malazeze është informuar se Kosova ka përfunduar procedurat e brendshme ligjore të nevojshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes Kufitare Shtetërore midis dy vendeve e nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015”, shkruan në notën verbale, raporton radio televizioni i Malit të Zi (RTCG), transmeton Telegrafi.

Siç njoftohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, në pajtim me Nenin 12 të Marrëveshjes, data e dorëzimit të notës së Kosovës gjithashtu është koha kur ka hyrë në fuqi marrëveshja, pasi që të dyja palët kanë përmbushur procedurat e brendshme ligjore të nevojshme për hyrjen në fuqi të saj.

Mali i Zi kishte ratifikuar marrëveshjen në fund të dhjetorit 2015, shkruan më tutje në deklaratën.

Ndryshe, Kosova ka ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit më 21 mars të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP