Mbeturina dhe kaos me vetura, mbrapa objektit të Komunës së Tetovës (FOTO)

Rrëmujë me veturat e parkuara dhe mbeturina, kjo mund të shihet pas objektit të Komunës së Tetovës, e cila nuk ka arritur që të vendos rregull parkimi, ose t’i pastrojë mbetjet që vendin e kanë shndërruar në mini deponi të egër, njofton Portalb.mk.

“Është e vërtetë që parkingu është në atë gjendje, sepse siç e dini, objekti në të cilën gjendet sistemi i ngrohjes së objektit të Komunës, dimrin e kaluar u përfshi nga zjarri. U desh që në afat rekord të ri-alokohen mjete qe të mund te kryhet shpallja e procedurës për furnizim publik për instalim të ri të sistemit të ngrohjes. Deri para një muajsh është punuar intensivisht, prandaj pamjet në fjalë janë mbetjet që janë pastruar nga objekti në fjalë”, arsyetohen nga Komuna e Tetovës.

Në lidhje me atë se kur do të pastrohen mbeturinat, nga atje thonë se çështja e pastrimit është një ditë pune, “vetëm do të informohet NPK “Tetova” dhe ajo pamje do të ndryshojë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button