Mundësitë për investim të prezentuar në Forumin e Biznesit francez-ballkanik në Beograd

Agjencia për investime të huaja dhe promovimin e eksportit të Republikës së Maqedonisë, morën pjesë në forumin e biznesit Francë – Ballkan 2018, i cili u mbajt në Beograd, në periudhë nga 30 maj deri më 1 qershor, të vitit 2018, në organizim të Agjencisë për investime të huaja të Francës “Business France” dhe Ambasadës të Republikës së Francës në Maqedoni. Forumi i biznesit është organizuar me qëllim për të ndihmuar kompanitë nga Ballkani që të gjejnë partnerë potencialë nga Franca, në fushën e: agroindustrisë, infrastrukturës, energjisë, me fokus tek burimet e ripërtëritshme të energjisë, teknologjitë e informacionit dhe turizmin.

Në këtë forum të biznesit përveç ekspertëve, drejtuesëve të korporatave të mëdha botërore, përfaqësuesëve nga sektori qeveritar dhe institucionet publike, morën pjesë pronarë të kompanive të mëdha prodhuese nga Franca, të cilët janë të pranishëm në Ballkan, si dhe biznesmenë nga 12 vende: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Qipro, Kroaci, Maqedoni, Greqi, Kosovë, MoldaviaMali i Zi, Rumani dhe Serbi.

Kompanitë pjesëmarrëse në forumin e biznesit, mes të cilëve njëzet kompani nga Maqedonia, kishin mundësinë të realizojnë takime bilaterale me partnerët e mundshëm të biznesit nga Franca në pjesën e: shpërndarjes të teknologjive franceze / prodhimeve / shërbimet e tregjeve vendore; prokurim  të pajisjeve dhe teknologjive të reja nga Franca për përmirësimin e pajisjeve vendore; gjetje e partnerëve francezë për aplikim të përbashkët në furnizimet publike; gjetje të partnerëve francez për investim në rritjen dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese në Ballkan si dhe gjetjen e partnerit të mundshëm për dalje të përbashkët në tregjet e treta.

Në seancën plenare të Biznes forumit, u mbajtën edhe panelë diskutimi mbi temat e rëndësishme për zhvillimin e klimës së biznesit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE. Në tryezë të  rrumbullakët në të cilën pjesë aktive mori Agjencia për Investime të Huaja dhe Promovimin e Eksportit të Republikës së Maqedonisë, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e investimeve midis kompanive franceze dhe kompanive nga Ballkani në tema nga agrobiznesit, energji, infrastrukturë, sektorit të automobilave dhe digjitalizim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP