Maqedoni, kompani më të suksesshme me femra – menaxhere në pozita të larta

„Përderisa angazhohen femra – inxhiniere në pozita të larta në kompanite e Maqedonisë, atëherë puna në çdo kompani do të jetë shumë më e suksesshme “ është mesazhi kyç i Konferencës së Dytë Ndërkombëtare të sotme „Femrat në energjetikë 2018”, në organizim të Asociacionit të Shoqatave të Inxhinierëve – Institucioni Inxhinierik i Maqedonisë dhe EVN Maqedoni.

Profesoresha Hristina Spasevska, kryetare e Institucionit Inxhinierik të Maqedonisë, thotë se edhepse shumë studente të fakulteteve teknike kanë rezultate të shkëlqyeshme gjatë studimeve, gjithsesi numri i tyre dukshëm zvogëlohet gjatë punësimit në kompanitë energjetike dhe gjatë avancimit në karrierë.

„Hulumtimet tona tregojnë se femrat e reja regjistrohen dhe studijojnë në fakultetet teknike me sukses më të mirë se meshkujt, megjithatë pas mbarimit të studimeve në fakultet, zvogëlohet numri i intelektualeve që e vazhdojnë shkollimin dhe aftësimin. Gjithashtu, ekziston “rrjedhje“ në krahasim me meshkujt edhe gjatë marrjes së pozitave të larta menaxheriale në kompanitë energjetike. Edhepse gjendja momentale në Maqedoni është dukshëm më e mirë nga ajo në ekonomitë perëndimore të zhvilluara, që ndoshta është rezultat i sistemit që e kishim para rreth tridhjetë viteve, gjithsesi përmes iniciativave të ndryshme siç është kjo konferencë duhet t’a rrisim trendin pozitiv. “, thotë Spasevska.

Në ditën e parë të Konferencës, shpjegon profesoresha Spasevska „kemi folur për këto tema që t’i inkurajojmë të rejat intelektuale të vazhdojnë me ndërtim të karrierës së tyre edhe pas përfundimit të arsimimit të lartë, t’i informojmë dhe trajnojmë për ndodhitë më të reja në energjetikë dhe përmes shembujve pozitiv t’i motivojmë kompanitë që sa më shumë t’i hapin dyert dhe pozitat menaxheriale për femrat, për shkak se përderisa ato angazhohen në pozita të larta, atëherë puna e kompanisë mund të jetë shumë më e suksesshme“.

Barazia gjinore është angazhim personal për ministreshën e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska dhe qëllim programor i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

„Jemi të vendosur që të kontribuojmë për ndryshime të përhershme dhe të ndërtojmë një shoqëri e cila do të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë. Që të forcohet qasja e përbashkët ndaj çështjeve gjinore, me vendim të Qeverisë e formuam grupën Konsultativo-Këshillëdhënëse Inter-resore për mundësi të barabarta për femrat dhe meshkujt. Bëhet fjalë për trup të rëndësishëm i cili ka për detyrë të kujdeset për implementimin e perspektivave gjinore në krijimin e politikave dhe buxhetit. Ndërmorëm hapa të rëndësishëm në drejtim të zhdukjes së varfërisë tek femrat. Me ndryshimin e Ligjit të Pagës Minimale, barazohen pagat, zvogëloget dallimi në pagat në mes meshkujve dhe femrave. Me këta ndryshime kemi përfshirë punonjësit e industrisë së tekstilit, në të cilën 80% janë femra“, tha Carovska në Konferencën e sotme „Femrat në energjetikë 2018“.

Gjithashtu, në Qeveri janë të vetëdijshëm se alokimi i mjeteve të Buxhetit i reflekton prioritetet kyçe dhe politikat e një institucioni.

„Perspektiva gjinore është fuqishëm prezente gjatë krijimit të Buxhetit të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale. Qëllimi ynë është të realizojmë aktivitete që trajtojnë në mënyrë të barabartë edhe meshkujt edhe femrat, por edhe të krijojmë mekanizma që do të mundësojnë zhvillim të barabartë personal, shoqëror dhe profesional “ – theksoi Carovska.

Sipas Shtefan Peter, kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni dhe bashkë-nikoqir i evenimentit, është nder që EVN të jetë nikoqirе е WIN – „Women in Energy 2018 “, që të promovohet pjesëmarrje më e madhe dhe kyçje e femrave në sektorin energjetik dhe balans gjinor, për së dyti.
„Që të zhvillohet evenimenti për herë të dytë është vërtetë shumë e rëndësishme dhe ka shumë vlerë. Kjo e dëshmon vullnetin e organizatorëve për të ndryshuar diçka dhe të jenë këmbëngulës. Kjo i bashkon të gjitha segmentet e përfshira: krijuesit e politikës. sektorin arsimor dhe sektorin e biznesit. Ne të gjithë e dimë se pa këmbëngulje nuk do t’i arrijmë qëllimet tona. Masat e njëhershme pa programe të ndjekjes, me shumë gjasa do t’i zvogëlojnë efektet e arritura. Për këtë shkak uroj që pjesëmarrëset të kenë dy ditë interesante, të mbushura me ide të frytshme për mbyllje të hendekut gjinor në sektorin energjetik“, thotë Peter.

Pjesëmarrëset dëgjuan ligjerata nga ana e ekspertëve të huaj, panel seanca, diskutime interaktive dhe punishte. Në konferencë marrin pjesë ekspertë, përfaqësues të universiteteve, të biznes sektorit, të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale, të institucioneve shtetërore dhe organizatave profesionale nga 12 vendet anëtare të Iniciativës Qendrore Evropiane, që punojnë në sektorin energjetik.

Konferenca paraqet aktivitet projektues të Iniciativës Qendrore Evropiane dhe është e mbështetur nga kompanitë AD ELEM dhe AD MEPSO.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP