Putin nënshkruan ligjin për kundër-sanksione

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi ligjin që mbështet masa kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera që kanë vënë sanksione kundër Rusisë, transmeton REL.

Legjislacioni i jep qeverisë autoritetin për të ndaluar tregtinë e shumicës së mallrave dhe shërbimeve me vendet që, siç thuhet, “bëjnë lëvizje jomiqësore ndaj Rusisë”.

Legjislacioni është përpjekje nga Moska për t’iu përgjigjur ngrirjes së aseteve dhe kufizimeve financiare ndaj zyrtarëve rusë, manjatëve dhe kompanive që lidhen me Putinin – masa këto që i ka ndërmarrë Qeveria amerikane në muajin prill.

Këto sanksione synojnë të ndëshkojnë Moskën për ndërhyrjen e dyshuar të saj në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016 dhe për “aktivitete tjera malinje në gjithë globin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button