17 pozita mbeten bosh, shtyhet seanca për zgjedhjen e kryetarëve të Prokurorive

Këshilli i Prokurorëve Publik edhe sot nuk ka zgjedhur kryetarët e Prokurorive në Maqedoni. Seanca u shty për të mërkurën e ardhshme, ndërsa 17 pozita mbeten bosh. Disa prej tyre janë në Prokurorinë e Lartë Publike, si dhe pozita drejtuese në Prokurorinë e Shkupit dhe Prokurorinë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsion. Këshilli kërkoi informata shtesë për kandidatët e paraqitur, transmeton Alsat M.

“Seanca u shty sepse anëtarët e këshillit, duke pasur parasysh numrin e kandidatëve të paraqitur për procedurën e zgjedhjes së prokurorëve publikë dhe duke pasur parasysh kontrollet e nevojshme, duhet të merren edhe disa të dhëna shtesë që janë relevante për marrjen e një vendimi për zgjedhjen e prokurorëve”, tha Kole Shteriev, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button