Duke tentuar të futet ilegalisht në Maqedoni, një emigrant goditet nga rryma

Një emigrant nga Iraku ka marrë djegie trupore nga goditja e rrymës pasi që është ngjitur në një tren transportues në përpjekje që në mënyrë ilegale të hyjë në Republikën e Maqedonisë nga Greqia, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç njofton MPB, dje rreth orës 22:20, është paraqitur se në Stacionin Hekurudhor në Gjevgjeli, personi T.H.A.B. nga Iraku, në moshë 29 vjeçare është ngjitur në një vagon të trenit transportues, ku ka marrë goditje të rrymës.

Irakiani me Ndihmë të Shpejtë është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjevgjelisë ku është konstatuar se ka djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, ndërkaq më pas është transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button