Britani, deputetët do të marrin udhërrëfyesin si të ndalojnë Brexitin

Anëtarët e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, do të pranojnë një udhërrëfyes javën e ardhshme nga organizata Best for Britain, në të cilën do të përfshihen detaje se si ata mund të ndalojnë Brexitin dhe të organizojnë një referendum të dytë, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata pro-BE e mbështetur nga miliarderi George Soros, ka pranuar së fundmi një donacion në vlerë prej 2.3 milionë sterlina të cilat do të duhet të shfrytëzohen në përpjekjet për të ndryshuar opinionin publik lidhur me qëndrimin e qytetarëve ndaj anëtarësimit në BE.

Grupi në fjalë do të publikojë edhe një tabelë me të dhëna se si mund të organizohet një referendum i dytë. Publikimi do të jetë pjesë e fushatës së organizatës në fjalë, për manifestin i cili do të zbulohet më 8 qershor.

Best for Britain do të argumentojë se deputetët, duhet të përfshijnë amendamentet në ligjin për tërheqjen e Britanisë nga BE-ja, ku bëhet thirrje për një referendum të dytë lidhur me marrëveshjen përfundimtare të arritur nga qeveria e kryeministres Theresa May.

Grupi i cili ka nisur fushatën thotë se mbajtja e referendumit të dytë, teorikisht është i mundur.

“Mendojmë se njerëzit meritojnë një shans për të krahasuar marrëveshjen që ne mund ta arrijmë, me atë që aktualisht kemi. Ajo që është e qartë është se ne nuk mund të kemi një Brexit të gënjeshtërt, ndërsa debati rreth kufirit irlandez tregon diçka tjetër”, i tha të përditshmes “Guardian”, Eloise Todd, shef Ekzekutiv i Best for Britain.

Në fillim të javës që po lëmë pas, Soros deklaroi se Brexit është proces jashtëzakonisht i dëmshëm për të dyja palët, dhe se dalja do të jetë një proces afatgjatë, i cili do të zgjasë më shumë se pesë vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button