Rusia konfirmon marrëveshjen me Izraelin për forcat iraniane në Siri

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vassily Nebenzia, në lidhje me lajmet se janë dakorduar me Izraelin për largimin nga vendi të forcave iraniane në Siri, tha se për këtë çështje është arritur marrëveshje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rusia ka marrë detyrën e presidencës për muajin qershor të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB). Ambasadori rus Nebenzia, si presidenti i radhës në KS-OKB ka bërë disa deklarata për gazetarët.

Në lidhje me lajmet se Rusia dhe Izraeli kanë arritur një marrëveshje për nxjerrjen nga vendi të forcave iraniane në Siri, u shpreh se “Me aq sa kam kuptuar është arritur marrëveshje. Nuk mund të përgjigjem nëse marrëveshja ka kaluar apo jo në zbatim në terren, por palët janë të kënaqur nga marrëveshja. Edhe nëse ajo nuk zbatohet tani, ajo do të realizohet në të ardhmen”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button