Shkup, një 14-vjeçar goditet nga një veturë

Mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën “Indira Gandi” një veturë “Opel Zafira” me targa të Shkupit e vozitur nga M.G. (38) nga Shkupi ka goditur një këmbësorë, fëmijë të moshës 14-vjeçare, transmeton Portalb.mk.

Pas aksidentit me veturën e Ndihmës së Shpejtë fëmija është transferuar në Klinikën “Nënë Tereza” ku nga ana e mjekut i janë konstatuar lëndime dhe është mbajtur në klinikën e Traumatologjisë për mjekimin e mëtutjeshëm.

Nga ana e ekipit ekspertues është kryer ekspertizë në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button