Ivanov Zaevit: M’i jep dokumentet e bisedimeve për emrin

Presidenti Gjorge Ivanov vazhdon që t’ia kërkojë kryeministrit Zoran Zaev, dokumentet zyrtare për bisedimet për çështjen emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, ndërkaq thekson se nuk ndryshuar qëndrimin se ai nuk pranon emër për përdorim të përgjithshëm, njofton Portalb.mk.

“Në mungesë të dokumenteve kyçe, ndërkaq me qëllim të sigurimit të konsensusit më të gjerë për çështjen e emrit, presidenti i shtetit, Gorge Ivanov e inkurajon kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaevin që t’ia dorëzojë propozimin për bisedimet me bazë kushtetuese, draftin për marrëveshje, por edhe qëndrimet e delegacionit në udhëheqjen e bisedimeve”, thuhet në kumtesnë e Kabinetit të presidentit.

Ivanov thotë se qëndrimi i tij për mospranim të “erga omnes” nuk është kundërshtim për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Qëndrimi i presidentit Ivnaov është se nuk pranon zgjidhje për çështjen e emrit për përdorim të përgjithshëm ose erga omnes është i bazuar në parimin e pandryshueshëm, që është në pajtueshmëri me kornizën e konstatuar juridike për bisedimet rreth dallimeve për çështjen e emrit në korniza të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe në asnjë rast nuk është në kundërshtim të integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO. Presidenti thekson nevojën e arritjes së konsensusit nacional për tejkalimin e dallimeve rreth emrit dhe gjetjen e zgjidhjes e cila nuk do ta shkel dinjitetin e popullit dhe qytetarëve maqedonas”, reagon presidenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button