SHBA mbështet liderët e Maqedonisë dhe Greqisë që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët

SHBA edhe më tej vazhdon të përkrah bisedimet aktuale nën udhëheqësinë e Kombeve të Bashkuara rreth çështjes së emrit të Maqedonisë, njoftojnë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Shpresojmë se liderët e Maqedonisë dhe Greqisë që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga dy palët për çështjen e emrit, që është në interes të integrimit euroatlantik, prosperitetit, qetësisë dhe stabilitetit në rajon”, njoftojnë nga DASH-i.

Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë deklaroi se zgjidhja për çështjen e emrit asnjëherë nuk ka qenë më afër, duke mos dhënë më shumë detaje rreth marrëveshjes, sipas së cilës sipas paralajmërimeve duhet të finalizohet me bisedën telefonike me kolegun e tij grek Aleksis Cipras.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button