Moti i jashtëzakonshëm, stuhia po i afrohet Maqedonisë

Gjatë ditës së sotme, moti në vend ishte me diell dhe shumë i ngrohtë me lagështirë të ulët dhe një erë të dobët kryesisht nga veriu.

Në orët e pasdites veçanërisht në zonat malore, si dhe në ato vendbanime pranë maleve, në perëndim, do të ketë mot  të paqëndrueshëm  dhe me rrebesh shiu, stuhi dhe erëra të forta, përcjell Portalb.mk.

Nuk përjashtohet mundësia që për shkak të motit të ligë të ketë edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa vende.

Temperaturat maksimale të ditës do të jenë në intervalin prej 25 deri në 32 gradë. Ndërkaq mot të ligë dhe jo stabil, me erë dhe me reshje shiu pritet të ketë gjatë vikendit si dhe fillimit të javës së ardhshme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button