Holandë, thirrje qeverisë për “largimin e bllokadës në Gaza”

Një numër i madh i personaliteteve dhe të organizatave të shoqërive civile në Holandë i bënë thirrje qeverisë së Holandës për largimin sa më shpejtë të bllokadës së Izraelit ndaj Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim për media nga Qendra për Hulumtime dhe Shërbime Palestineze (DocP) thuhet se me thirrjen e Koalicionit të Flotës Gaza-Holandë 90 persona të famshëm holandezë dhe 37 organizata të shoqërive civile i bënë thirrje qeverisë së Holandës për t’u përpjekur për largimin sa më shpejtë të bllokadës jashtëligjore të Izraelit në Gaza.

Në njoftim thuhet se në mesën e atyre që janë pjesë e kësaj thirrjeje janë disa ish ministra, ambasadorë, artistë dhe akademikë.

Njoftohet se thirrja është bërë me qëllim të mbështetjes së Flotës së Lirisë për Gazën, e cila sot ka arritur në qytetin Groningen, në veri të Holandës.

“Flota e Lirisë për Gazën”, e cila më 15 maj është nisur nga Norvegjia dhe Suedia me qëllim të thyerjes së bllokadës së zbatuar nga Izraeli ndaj Gazës, pritet që gjatë kësaj jave të arrijë në kryeqytetin e Holandës Amsterdam dhe në qytetin Rotterdam.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button