Paraburgoset një 30-vjeçar për shkak se ka bërë trafikim me emigrantë dhe i ka ikur policisë

Policia ka kapur një trafikues 30-vjeçar emigrantësh nga fshati Koxhalija e Radovishit i cili po transportonte 43 emigrantë. 30-vjeçari i kishte futur të gjithë këta emigrantë në një furgon të tipit Iveko me targa të Shkupit. Furgoni kishte qenë  me mbishkrime të një kompanie për prodhimin dhe transportimin e brumërave.

“Në furgon ishin 43 emigrantë, mes tyre edhe tetë persona të mitur. 14 persona ishin nga Pakistani, 16 nga Iraku dhe 13 nga Afganistani. Të gjithë emigrantët janë dërguar në Qendrën Tranzitore në Tabanoc”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV Shenja.

Siç njoftoi policia, furgoni kishte qenë duke lëvizur në drejtim të Kumanovës, në dalje të fshatit Kosturnik, dhe në moment patrulla policore i kishte bërë me shenjë që të ndalet për kontrollë rutine. Fillimisht furgoni kishte bërë sikurse po ndalet para makinës së policisë tek pompa e benzinës, por në një moment e kishte rritur shpejtësinë dhe i kishte ikur policisë.

Por, policia e kishte ndjekur prapa deri në fshatin Pukovsko të Sveti Nikoles, në një rrugë qorre, e pastaj në një oborr të një shtëpie. Shoferi e kishte lënë furgonin me emigrantët dhe kishte filluar të ikë, por për kohë tejet të shkurtër policia kishte arritur ta kapë. Prokuroria i ka shqiptuar trafikuesit paraburgim 30-ditor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button