Tashmë s’ka dyshime, ushqimet e duhura i zgjedhim në bazë të ngjyrës

Gjithmonë ka qenë një dilemë, jo vetëm për njerëzit por edhe për studiuesit e shumtë se nga çfarë shtyhemi për të zgjedhur ushqimin që do të konsumojmë, shkruan Bordo.al. 

Tashmë një studim ka dalë në përfundimin se ajo çfarë na çon në zgjedhjen e ushqimit është ngjyra që ushqimet kanë. Sipas po të njëjtit studim ne tërhiqemi nga ngjyra e kuqe, por jemi më të vendosur ndaj ushqimeve jeshile.

Dhe kjo zgjedhje nuk është vetëm një zgjedhje estetike por është edhe një instikt shumë i sakt i cili nuk na lejon që të gabojmë në zgjedhjen e ushqimeve të cilat ne i konsiderojmë si të ushqyeshme.

Këto janë rezultatet e një studimi të Shkollës Ndërkombëtare të Studimeve të Avancuara në Trieste, të botuara në “Teatro Naturale”, një revistë e agrokulturës biologjike, prodhimeve natyrale dhe ushqyerjes së shëndetshme.

Sipas studimit të realizuar nga kjo shkollë, njeriu ndryshe nga disa kafshë si qeni, që i besojnë nuhatjes, shikimi ka një rol dominues në përzgjedhjen e ushqimit. Ngjyrat janë vendimtare, edhe pse arsyeja e zgjedhjes nuk del nga sfera e subkoshiencës. Në fakt, sipas studiuesve, kemi një kod të vërtetë ngjyrash për të vlerësuar cilat ushqime janë më të shëndetshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP