Ekspertët: Fondet IPA të orientohen në përforcimin e kapaciteteve

Maqedonia si shtet që synon të bëhet pjesë e familjes evropiane ka arritur të shfrytëzojë vetëm 40% nga programi i fondeve evropiane IPA, mjete këto të dedikuara për përforcimin e kapaciteteve demokratike të shtetit, shkruan REL.

Për periudhën 2014 – 2020, Brukseli i ka ndarë Maqedonisë 664 milionë euro për shfrytëzim nga programi IPA, mjete këto të destinuara kryesisht për përforcimin e kapaciteteve në administratën publike, transport, buqësi, por ekspertet thonë se në fokus mbetet lufta kundër korrupsionit dhe sundimin e shtetit ligjor, për këtë arsye qeveria mjetet nga fondet IPA duhet t’i orientojë në përforcimin e kapaciteteve në institucioneve që janë përgjegjëse për të luftuar korrupsionin

Aleksandar Kolevski nga Qendra Maqedonase për Edukim Evropian, për Radion Evropa Lirë thotë se qeveria aktuale të pakën në mënyrë deklarative tregohet më e interesuar në shfrytëzimin e mjeteve evropiane, por sipas tij, më shpresëdhënëse është fakti se Brukseli së fundmi është treguar më i vendosur që këto mjete të realizohen në mënyrën e duhur.

“Përfundimisht Maqedonia si shtet duhet të shërohet nga sëmundja kronike në kuptimin e vonesave me hartimin e projekteve dhe realizmin e planeve që kanë të bëjnë me mjetet evropiane. Ka më shumë institucione që nuk janë aq transparente sa duhet në menaxhimin e buxhetit, kjo është e pa tolerueshme për shtetet me demokraci të zhvilluar pjesë e së cilës familje synon të behet Maqedonia. Pikërisht kjo bllokon dhe shfytëzimin maksimal të mjeteve nga IPA fondet”, thotë Kolevski.

Nga ana tjetër, Pero Dimshoski ish zyrtarë I lartë në dikasterin integrimeve pë radio Evropa e lirë thotë se duhet të behën përpjekje maksimale që të shfrytëzohet këto mjete, veçanërisht në këtë periudhe delikate në të cilën ndodhet Maqedonia, përkatësisht të dëshmohet se me profesionalizëm arrin t’i bëj ballë luftës kundër korrupsionit.

“Në drejtësi, procesi hetimor është me shum ëndësi që pocesi I hetimeve të mbulohet me fakte dhe dëshmi relevante. Mendoj se detyrë e qeverisë është që të hartoj plan konkret që në këtë lëmi të orientohen mjetet nga fonde evropiane sfida me të cilën ballafaqohet Maqedonia është krimi dhe kjo e keqe duhet të c`rrënjoset”.

Mençuria do të jetë që mjetet të destinohen në këtë drejtim, sepse nëse kemi çrrënjosë korrupsionin kemi çliruar shtetin nga prangat që e bllokojnë zhvillimin e saj në ë gjitha dimensionet” vlerëson Dimshoski.

Përderisa, Fatmi Bytyqi, ekspert i ekonomisë i cili njëherësh ka qenë i angazhuar dhe si konsulent për shfrytëzimin e fondeve nga programi IPA, për Radion Evropa e Lirë, thotë se duhet të përforcohen kapacitetet e institucioneve përkatëse që pjesa e mbetur e fondeve IPA të shfrytëzohet maksimalisht.

“Njerëzit e duhur duhet të vendosen në vendin e duhur. Fatkeqësisht një gjë të tillë nuk e kemi parë në të kaluarën, por edhe tani në disa institucione po vazhdon avazi i vjetër, përkatësisht fondet e Bashkimit Evropian që shihen vetëm nga aspekti politik dhe jo ai pragmatik, që ka të bëjë me shfrytëzimin real për përforcimin e kapaciteteve demokratike të vendit.

“Duket se po bëhen përpjekje nga ana e qeverisë aktuale, ka një ndryshim të vogël, por akoma jemi larg asaj që do të duhej të ishte” thotë Bytyqi.

Më së shumti fonde nga programi IPA, Maqedonia ka arritur të shfrytëzoj në pjesën që ka të bëjë me përforcimin e kapaciteteve për realizimin e reformave ndërkohë, që ngec shumë sa i përket thithjes së fondeve evropiane nga programet që kanë të bëjnë në lëmin e bujqësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP