Kolumbia, partnere globale në NATO

Presidenti kolombian Juan Manuel Santos ka njoftuar se vendi i tij do të bëhet zyrtarisht i pari vend i Amerikës Latine që merr statusin e “partnerit global” të NATO-s, shkruan VoA.

Në një fjalim televiziv dje, Presidenti Santos tha “Javën e ardhshme do të zyrtarizojmë në Bruksel futjen e Kolumbisë në NATO në kategorinë e partnerit global. Do të jemi i vetmi vend i Amerikës Latine me këtë privilegj”.

Juan Manuel Santos, fitues i Çmimit Nobel të Paqes në 2016 për arritjen e armëpushimit me kryengritësit e organizatës FARC, tha se ky hap do të përmirësojë imazhin e Kolumbisë në skenën globale.

Kolumbia arriti marrëveshje partneriteti me NATO-n në maj të vitit të kaluar, pas përmbushjes së marrëveshjes me organizatën FARC që tani është parti politike.

Fushat e bashkëpunimit përfshijnë sigurinë kibernetike, terrorizmin dhe lidhjet e tij me krimin e organizuar, sigurinë e rrugëve detare, dhe ndërtimin e kapaciteteve të forcave ushtarake kolumbiane, siç thekson një deklaratë për shtyp në faqen elektronike të NATO-s.

Partnerë të tjerë globalë të NATO-s janë Afganistani, Australia, Iraku, Japonia, Koreja e Jugut, Mongolia, Zelanda e Re dhe Pakistani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP