Ramos: E dinimin se do të ishte ndeshje e vështirë, por treguam urinë për fitore

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka folur pas finales së Champions Leagues.

Ramos ka thënë se skuadra e tij e dinte se do të ishte ndeshje e vështirë ndaj Liverpoolit, por treguan urinë dhe dëshirën për të vazhduar me fitore.

“Ne e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë”, ka thënë fillimisht Ramos pas ndeshjes finale.

“Kjo skuadër [Reali] ka treguar urinë dhe dëshirën e saj për të vazhduar të fitojë”.

“Ne jemi një skuadër legjendare tani. Gjithashtu luajmë lojën tonë!”, përfundoi kapiteni i Realit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button