Kabineti i kryeparlamentarit Xhaferi me gabim skandaloz gjatë përkthimit

Skandali i radhës me përkthimin vjen nga Kuvendi. Në njoftimin pë takimet e kryeparlamentarit Xhaferi në Serbi, e posaçërisht takimit me kreun e Preshevës Shqiprim Arifi, shërbimet e Kuvendit kanë përkthyer tesktualisht madje edhe emrin e kryetarit të Preshevës nga Shqiprim në Albanija, njofton Alsat M.

Albanologët kritikojnë ashpër këtë mënyrë të përkthimit duke kujtuar se rregullat e gjuhës shqipe nuk lejojnë përkthimin e emrave. Albanologët madje konsiderojnë se emrat nuk duhet të shkruhen as me shkronja të gjuhëve të tjera, e jo më të përkthehen.

Pas shpërndarjeve të shumta dhe komenteve të ndryshme nëpër rrjetet sociale, shërbimet e faqes së kryeparlamentarit tërhoqën postimin dhe kanë publikuar një version të përmirësuar. Ndryshe, gabimet drejtshkrimore si dhe përshtatjet nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe kanë qenë prezente si nëpër shërbimet e institucioneve shtetërore poashtu edhe nëpër tekste të shumta shkollore.

Shpjegim shkencor për përkthimin “Republika Ilinditase”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button