Zëdhënësi i Qeverisë greke: ekzistojnë parakushte të arrihet marrëveshje me Maqedoninë

Zëdhënësi i Qeverisë greke Dimitris Canakopulos ka thënë se erga omnes, rishikimi i kushtetutës dhe emër nga propozimet e Nimict janë në tryezën e bisedimeve në Nju Jork. Në një intervistë për televizionin grek “Skaj”, tha se qeveria para disa ditë ka thënë se emri “Maqedonia Ilinditase”, nuk është më pjesë e bisedimeve.

“Mendoj se ekzistojnë mundësi, por nuk mund të parashikoj rezultatin e bisedimeve të hapura. Por vlerësoj se ekzistojnë parakushte politike dhe teknike që të arrihet marrëveshje. Megjithatë kjo nuk varet vetëm nga Greqia, por edhe nga IRJM.”, ka thënë Canakopulos.

Gjashtë orë negociata mes Dimitrov dhe Kozias, sot raundi i ri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button