Maqedonia dhe Bullgaria në takime të përbashkëta për nder të Shën Kirilit

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev me delegacion të përbërë nga përfaqësues qeveritar si dhe përfaqësues nga kisha ortodokse  dhe kisha katolike maqedonase, sot do qëndrojnë në vizitë zyrtare në republikën e Italisë me rastin e manifestimit “Maqedonia në nder të Shën Kirilit”.

Siç njoftojnë nga qeverisa, sot Zaev dhe delegacioni ishin në Bazilikën Shën Kliment ku u priten nga ati Tomas Mekarti. Në këtë Bazilikë delegacioni qeveritar maqedonas dhe bullgar së bashku vëndosën lule në varrin e Shën Kirilit.

Delegacioni maqedonas më pas ishte në bazilikën “Santa Marija Maxhore” ku do vendosën lule në përmendoren e papës Adrian II. Më pas në nder të Shën Kiril dhe Metodij në Ambasadën e Bullgarisë kishte drekë të përbashkët të kryeministrave të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov.

Pasdite delegacioni qeveritar maqedonas dhe bullgar morën pjesë në programin kulturor të organizuar nga ministria e kulturës së dy vendeve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button