Maduro fitoi edhe një mandat si president i Venezuelës

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro me fitoren në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, u rizgjodh përsëri president i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetarja e Këshillit Kombëtar Zgjedhor, Tibisay Lucena tha se janë numëruar më shumë se 8.3 milionë vota dhe se pjesëmarrja në votime ishte mbi 46 për qind.

Ajo shtoi se Maduro ka fituar më shumë se 5.8 milionë vota dhe me afër 68 për qind të votave është rizgjedhur president i vendit.

Lucena njoftoi se kandidatët tjerë, Henry Falcon ka fituar 1 milionë e 820 mijë vota, Javier Bertucci 925 mijë ndërsa Reinaldo Quijada 34 mijë e 614 vota.

Nicolas Maduro do të vazhdojë detyrën si president deri në vitin 2025.

Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjes në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetet sociale, Falcon tha se nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve dhe se i konsideron ato si të paligjshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button