Hiqini karikuesët e telefonit nga çanta. Tani celulari juaj karikohet vetëm për 5 sekonda

Me siguri shumë prej jush kur dalin në mëngjes nga shtëpia, nuk harrojnë të fusin në çantë edhe karikuesin e celularit. Smartfonët janë shumë të mirë dhe duket se na e kanë lehtësuar shumë punën, ama bateria e tyre që bie shumë shpejt është gjithmonë problem, shkeruan Bordo.al. 

Por duket se do të vijë shumë shpejt një zgjidhje për këtë shqetësim. Një grup nga Universiteti Cornell ka ndërtuar baterinë 3D, e cila mund të karikojë telefonin për vetëm pesë sekonda. Në vend të katodës dhe anodës të një baterie të zakonshme, ky grup ka arritur të vërë disa komponentë në strukturë 3D.

Ulrich Wiesner, profesori që drejton këtë shpikje ka treguar se bateria e re është përbërë nga mijëra pore të nanoshkallës e mbushur me elemente të domosdoshme për ruajtjen e energjisë. Sipas tij kjo bateri do të jetë një revolucion i vërtetë dhe grupi ka aplikuar për mbrojtjen e patentës së kësaj pune.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button