VV-ja ftoi tryezë për zgjedhje, ja cila është përgjigja e AAK-së

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj tha për “Gazeta Blic”, se partia e tyre nuk do të marrin pjesë në tryezën e Vetëvendosjes, nëse qëllimi i vetëm janë zgjedhjet e parakohshme.

Sipas tij nëse synimi i VV-së është rrëzimi i Qeverisë le të kërkojë mocion, e jo të thërras tryeza.

Lekaj ka thënë se Vetëvendosje duhet ta ketë të qartë se, çështja e zgjedhje është e rregulluar me Kushtetutën e Kosovës.

“Nëse është qëllim i vetëm për zgjedhje atëherë nuk kemi kohë të humbim me takime të tilla, zgjedhjet janë të rregulluara me Kushtetute , dihet si është proceduar për të kërkuar mocion për Qeverinë, e jo me tryeza, Qeveria është stabile dhe po i kryen obligimet e veta në shërbim të qytetarëve”, ka deklaruar Lekaj për Gazeta Blic.

Vetëvendosje do datë të zgjedhjeve, thërret tryezë për të premten

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button