Tetova vishet kuqezi për të festuar titullin e Shkëndijës

Shkëndija e Tetovës do të marrë sot zyrtarisht titullin kampion të Maqedonisë, ndonëse prej javësh i ka mbyllur llogaritë me këtë kompeticion, transmeton Top Channel. 

Kuqezinjtë do të presin Pelisterin në ndeshjen e fundit të kampionatit, sfidë që starton më 16:15, ndërsa menjëherë pas saj ,do të organizohet edhe ceremonia e ngritjes së titullit.

Festa më pas do të zhvendoset në sheshin ‘Iliria’ të Tetovës, që do të shndërrohet në kryeqendrën e shqiptarisë në mbrëmje.

Me pjesëmarrjen e Elita 5 dhe shumë këngëtarëve më në zë shqiptarë, pritet që festa e titullit për Shkëndijën të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes, nën një atmosferë spektakolare.

Skuadra kuqezi dominoi totalisht futbollin maqedonas, duke marrë titullin kampion edhe me skaudrat e moshave, ndërsa javën tjetër do të diskutojë finalen e Kupës, për të bërë bis trofesh këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP