Gostivarasi e ka sulmuar policin, kur i ka thënë se e ka parkuar veturën në vendkalim për këmbësorët

Një qytetar nga Gostivari e ka sulmuar një polic, i cili ika thënë se veturën e ka parkuar në vendkalimin për këmbësorët, informojnë nga MPB, njofton Portalb.mk.

SPB Tetovë kumtoi se polici është sulmuar dje në udhëkryqin “Major Çade Filipovski” dhe “Vëllezërit Gjinovski” derisa e ka mbajtur rendin në komunikacion.

“Pas një përleshje të shkurtër verabale, 69 vjeçari nga Gostivari M.A. e ka sulmuar zyrtarin policor duke e goditur disa herë në supe, pasi që paraprakisht e ka vendosur veturën “Golf” me targa të Gostivarit në vendkalimin e këmbësorëve”, deklaroi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Gostivarasi është arrestuar dhe pas pastrimit të plotë të rastit kundër tij do të dorëzohet paraqitje përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button