Kasami: Emri i ri duhet të përfaqësojë karakterin multietnik

Bilall Kasami, lideri i njërit fraksion të Levizjes BESA tha se ende nuk kanë marrë informata zyrtare rreth zgjidhjes së propozuar të emrit, ai tha se emri duhet të ketë karakter multietnik, transmeton Portalb.mk.

“Ende nuk kemi marrë propozim zyrtar për emrin, kur do ta marrim do të deklarohemi. Qëndrimi i Lëvizjes BESA është se emri duhet të reflektohet në relitetin e shoqërisë së shtetit të Republikës së Maqedonise, i cili është karakteri multietnik dhe shumë-konfesional. Çdo emër tjetër nuk përfaqëson të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Personalisht, mendoj se ky emër duhet të mbetet, gjithçka tjetër duhet të jetë një marrëveshje e re me të gjithë”, tha Kasami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button