Kosovë, mbyllen 7 lokale të lojërave të fatit

Departamenti i Lojërave të Fatit dje ka ndërmarrë një aksion në komunën e Gjakovës, Therandë dhe Prizren, nën dyshimin se organizoheshin lojëra të fatit pa leje nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

“Janë vizituar 7 lokale të lojërave të fatit, me ç’rast të gjitha lokalet e vizituara janë mbyllur. Atyre u janë shqiptuar gjoba mandatare në vlerë 38,000 euro. Po ashtu, ndaj një personi që ka organizuar lojëra të ndaluara, do të procedohet ndjekje penale”, ka bërë të ditur ky institucion përmes njoftimit për media, përcjell KosovaPress.

Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdojë aksionet e tilla në çdo kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button