Zbulohet projekti, ja si do të transformohet Piramida

Një prej qendrave më të rëndësishme të njohjes së qytetit të Tiranës, Piramidës, i ka ardhur më në fund radha për t’i rikonstruktuar. Kryeministri Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë prezantuar projektin për rijetëzimin e Piramidës, transmeton Revista Class.

“Piramida aktuale është e mbyllur dhe kjo ndodh për shkak të xhamit reflektues të errët. Ideja e parë është të hapim piramidën duke përdorur xhama transparentë. Gjithashtu duhen hapur xhamat dhe dyert që gjithkush të futet. Duam gjithashtu të vendosim gjelbërim në majë të saj”,tha një prej arkitektëve të projektit.

Ndërsa kryeministri Rama tregoi telefonatën që pati me kryebashkiaum Veliaj për projektin. “Erioni kërkonte një rrugë për ta kthyer rrugë për pjesën e të rinjve trendy të Tiranës, komunitet minoritar brenda komunitetit të madh të të rinjve të Tiranës, që rrezikonte ta kthente në qendër të ardhur me sforcim në kohë, kurse unë i thosha fëmijët, fëmijët, kjo ishte merita e Zahos më shumë sesa imja dhe e mbaj mend një ditë kur ai më telefonoi i ekzaltuar, ashtu si telefon gjithmonë, si për një pusetë dhe për një projekt transformues, e me tha; E gjetëm lal, u zgjidh kjo punë, por e kam mësuar se pas gjetjes gjetja që jetë mbrapa, e faktikisht më foli për projektin që është diçka përtej endrrës time më të bukur dhe unë dua t’i komplimentoj me shumë përulësi ideatorët e kësaj qendre, sepse besoj që është një model që arrin të bëjë bashkë dy gjera që duken shumë të largëta, fëmijët dhe teknologjinë”– tha Rama, duke shtuar se tani ndjen më shumë se “Është kohë të forcoj pasuordet për tu mbrojtur nga Zaho”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button