Fraksioni Demokratik: VMRO-DPMNE nuk është krijuar të jetë avokat i “djajve”

“Në këto momente historike kur vendoset për emrin, identitetin dhe ardhmërinë e shtetit tonë si Fraksion Demokratik i VMRO-DPMNE-së, nuk mundemi që të habitemi se si udhëheqësia e re e VMRO-DPMNE-së vendosur me porosi, në krye me Hristijan Mickoskin, përpiqet që me konferenca për shtyp të cilat janë banale dhe kontroverse ta shpërqendrojë vëmendjen e qytetarëve dhe t’i injorojë prioritetet e shtetit dhe kombit”, thuhet në kumtesën e Fraksion Demokratik të VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

Ata shtojnë se është e papranueshme, madje edhe në qoftë se është nën dirigjencën e kryetarit që të mbrohen strukturat partiake të cilat janë të akuzuar për krim, në vend që të jenë në detyrë të mbrojtjes së interesave nacionale dhe shtetërore.

“Partia nuk guxon edhe më tej që të vendoset në rol të pengut për shpëtimin e dikujt, që në fund anëtarësia dhe qytetarët t’i paguajnë të gjithë çeqet dhe mëkatet e tyre. Zotëri Mickoski, VMRO-DPMNE nuk është krijuar dhe ndërtuar që të jetë avokat i “djajve” dhe mbrojtës i atyre që për qëllime personale dhe lukrative e kanë varfëruar qytetarin e Maqedonisë dhe të njëjtin e kanë sjellë në buzë të mbijetesës. Prioritet i një partie shtetformuese si VMRO-DPMNE nuk është mbrojtje, shantazh, tregim dhe trysni ndaj gjyqësorin për lirimin e kryerësve të veprave penale. Ligjet dhe drejtësia në këtë shtet patjetër duhet që të vlejnë njësoj për të gjithë, pa dallim përkatësisë partiake. Strukturat kriminale dhe kuazi patriotike të cilët edhe më tej e devalvojnë partinë, urgjentisht të jenë e kaluar për VMRO-DPMNE-në”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button