Trump del kundër këshilltarit në çështjen e Koresë Veriore

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se modeli libian nuk është duke u shikuar si mundësi për çnuklearizim në rastin e Koresë së Veriut.

Me këtë deklaratë Trump ka rënë në kundërshtim me këshilltarin e tij për Siguri Kombëtare, Michael Bolton, që e ka sugjeruar këtë mundësi, transmeton Klan Kosova.

Ky formulim i presidentit të SHBA-së vjen pas reagimit të zemëruar të koreano-veriorëve, të cilët kërcënuan se mund të tërhiqen nga samiti i muajit të ardhshëm.

Më 2003 lideri libian Muammar Gaddafi qe pajtuar të heqë dorë nga programi bërthamor në shkëmbim të heqjes të sanksioneve.

Por ai qe vrarë disa vjet më pas prej rebelëve të mbështetur nga perëndimi, krahasim që me gjasë ka alarmuar liderin e Koresë Veriore, Kim Jon-un.

Kështu Pyongyangu zyrtar ka paralajmëruar të mërkurën se mund të mos jetë pjesë e Samitit të Singaporit, që pritet të mbahen më 12 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button