Sot pritet të zgjedhën gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi i Republikës së Kosovës pritet që sot në seancë plenare të zgjedh gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Seanca plenare e Kuvendit është thirrur për në orën 16:00 raporton GazetaBlic.

Pikë e vetme e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë përzgjedhja e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme në seancën e Kuvendit ndër tjerash është votuar ligji për kryeqytetin e Kosovës, i cili i jep Prishtinës status të veçantë.

Ndërsa Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar vendimin e Presidentit të vendit Hashim Thaçi për kthimin e ligjit për shoqëritë tregtare.

Me 28 vota pro dhe 32 kundër si dhe 7 abstenime, Kuvendi vendosi të mos e ndryshoi ligjin në fjalë, për të cilin komisioni funksional i përzgjedhur nga Presidenti Thaçi kishte paraqitur disa vërejtje.

Me mos miratimin e vendimit të presidentit, projektligji mbetet ashtu siç është miratuar me amendamentin, i cili parasheh kuotën për bizneset që në bordet e tyre udhëheqëse të kenë 40 për qind gra.

Për miratim e këtij vendimi janë nevojitur mbi 61 vota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button