Vetëm dy javë zgjati paqja mes Koresë Veriore dhe Koresë Jugore!

Koreja e Veriut u shpreh se nuk do të ndërmerrte diskutime me Seulin në situatën aktuale, duke i cilësuar zyrtarët koreano-jugorë injorantë dhe jokompetentë, një ditë pas anulimit nga Pheniani të një takimi të nivelit të lartë mes dy vendeve, transmeton Ora Info.

Pas disa muajsh afrimi dhe zbutjes diplomatike, Koreja e Veriut bëri një kthesë spektakolare në retorikën tradicionale, duke anuluar një takim ndërkorean dhe duke vënë në pikëpyetje takimin kokë më kokë mes Kim Jong-Un dhe presidentit amerikan Donald Trump, i planifikuar në mes të qershorit në Singapor.

Pheniani proteston në këtë formë kundër manovrave të përvitshme Max Thunder, stërvitje ushtarake që po kryhet mes Seulit dhe Uashingtonit në gadishull, përcjell Atsh.

”Nëse situata shqetësuese që çoi në ndërprerjen e diskutimeve të nivelit të lartë mes Jugut dhe Veriut nuk zgjidhet, nuk do të jetë e lehtë të ulemi ballë për ballë me regjimin aktual të Koresë së Jugut”, u shpreh sot kryenegociatori koreano-verior, Ri Son Gwon, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve KCNA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button