Renditja e FIFA-s, Gjermania vazhdon të kryesojë në tabelë

Gjermania vazhdon të kryesojë në tabelën e renditjes botërore të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas renditjes botërore të muajit maj të publikuar në ueb faqen e FIFA-s, kampioni i fundit botëror Gjermania është në vendin e parë të listës. Pas Gjermanisë në vendin e dytë është Brazili, ndërsa në të tretin Belgjika.

Në renditje Shqipëria është e 56-ta, Maqedonia e 77-ta dhe Kosova e 152-ta. Nuk ka ndryshim në renditjet e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës në krahasim me renditjen e mëparshme.

Ndërsa vendet tjera të Ballkanit janë siç vijon: Kroacia e 18-ta, Serbia e 35-ta, Bosnjë e Hercegovina e 41-ta, Mali i Zi i 43-ti, Greqia e 44-ta dhe Bullgaria në vendin e 53-të.

Renditja tjetër do të publikohet më 7 qershor.

Dhjetë shtetet e para në renditje janë kështu:

Renditja Kombëtarja Pikë Ndryshim
1 Gjermania 1544
2 Brazili 1384
3 Belgjika 1346
4 Portugalia 1306
5 Argjentina 1254
6 Zvicra 1179
7 Franca 1166
8 Spanja 1162
9 Kili 1146
10 Polonia 1128

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP