Incidenti në Reçicë të Vogël ku mbeti i vrarë Naip Rexhepi, Prokuroria ka mbaruar procedurën hetimore

Prokuroria Themelore Publike e Tetovës e ka mbaruar procedurën hetimore për incidentin e armatosur në Reçicë të Vogël të Tetovës, ku mbeti i vrarë Naip Rexhepi nga dega e BDI-së në Kumanovë, ndërkaq u plagos vëllai i të ndjerit Sabri Rexhepi, njofton Portalb.mk.

Nga Prokuroria nuk tregojnë nëse ka persona tjerë të arrestuar për rastin në fjalë dhe kur mund të pritet të ngritët akuza.

“Prokuroria Themelore Publike e Tetovës e ka mbaruar procedurën hetimore për ngjarjen në fjalë. Prokurori publik kompetent ka dorëzuar njoftim deri te mbrojtja e të akuzuarve dhe në pajtueshmëri me nenin 302 nga Ligji për Procedurë Penale, rrjedh afati ligjor në të cilën mbrojtja ka të drejtë të kryejë kontroll në lëndën”, thonë për Portalb.mk, nga Prokuroria.

Sipas nenit 302, paragrafi 4, i akuzuari ka të drejtë që në afat prej 15 ditëve, nga pranimi i njoftimin që të dorëzojë dokumente, ose dëshmi tjera, shkresa nga mbrojtja, ose të kërkojë nga prokurori të mbledh dëshmi të caktuara.

Ndryshe incidenti ka ndodhur më 5 prill, ndërkaq, janë 12 persona ndodhen në paraburgim për rastin në fjalë.

Jo-zyrtarisht ngjarja ka ndodhur në lidhje me atë se kush do ta merr degën e BDI-së në Kumanovë, megjithatë, Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një deklarate për media i demantoi informatat se në selinë e Reçicës së Vogël ka pasur incident.

Paraburgosen 12 persona në lidhje me incidentin e arsmatosur në Reçicë të Vogël

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button