Qendra për provime AMD Tetovë mban peng kandidatët për leje të vozitjes

Kandidatët për lejen e vozitjes që kanë paraqitur provimin deri më janar, për të hyrë në provim teorik, poligon apo në qytet tashmë disa muaj janë duke u mbajtur peng nga qendra për provime për lejen e vozitjes AMD – Tetovë, shkruan Portalb.mk.

Qytetarët e Tetovës janë ankuar në redaksinë e Portalb.mk, duke thënë se dokumentet e tyre mbahen peng nga kjo qendër dhe tashmë pesë muaj nuk mund të paraqesin provimin në qendrën për provime New Driver e cila e ka marrë edhe licencën nga Ministria e Punëve të Brendshme për qytetin e Tetovës dhe Gostivarit.

Edhe pse Qendra për marrjen e lejes së Vozitjes New Driver ka filluar me punë para një muaj, në të, deri më tani provimin mund ta paraqesin dhe japin vetëm kandidatët të cilët dokumentet e tyre nuk I kanë dorëzuar në qendrën për provime AMD se e kanë mbaruar auto shkollën dhe mund të futen në provim.

Portalb mëson se gjatë ditës së sotme ose më së voni ditës së nesërme MPB do të realizojë një takim mes qendrës New Driver dhe AMD për të arritur një marrëveshje dhe dokumentet dhe pagesat edhe në mënyrë zyrtare të kalojnë nga qendra AMD në qendrën New Driver.

Peng I kësaj situate kanë ngelur mbi 2 mijë kandidatë të cilët e kanë paraqitur provimin në qendrën AMD dhe për shkak të mbarimit të licencës 10 vjeçare nuk kanë mundur që të hyjnë në provim në qendrën e re për provime New Driver.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP