Qeveria i jep start “Planit B” për ushtrinë

Qeveria e Kosovës ka nisur ta vërë në jetë një “Plan B” për ta transformuar Forcën e Sigurisë (FSK) në ushtri, pasi, shkaku i vetos së deputetëve serbë, këtë nuk ka mundur ta bëjë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Plani i ri parasheh një kohë prej 10 vjetësh, derisa transicioni të përmbyllet, shkruan sot Koha Ditore.

Një pako ligjore që prek në organikën e FSK-së është përcjellë tashmë në Zyrën e kryeministrit dhe, pasi t’i kalojë procedurat, do të adresohet në kabinetin qeveritar. Më pastaj, do të procedohet për votim në Kuvend. Dokumenti nuk do të parashohë transformimin e menjëhershëm, siç është provuar prej katër vjetësh, por do të heqë disa kufizime që lidhen me kapacitetet, mandatin dhe misionin e FSK-së.

Në Zyrën e kryeministrit e kanë konfirmuar se pakoja ligjore tashmë ka mbërritur aty.

“Pako e ligjeve për FSK-në, e dërguar nga Ministria përkatëse, është pranuar nga ana e Qeverisë, por ende nuk është proceduar për mbledhjen e Qeverisë. Kurdo që të jetë e gatshme për procedim, ju lajmërojmë”, thuhet në një përgjigje të Zyrës së kryeministrit. “Interesi i Qeverisë është që kjo të ndodhë sa më parë, por gjithmonë në bashkëveprim me partnerët strategjikë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP