Pas SHBA-ve edhe Guatemala zhvendos ambasadën e saj në Kuds

Pas SHBA-ve edhe shteti i Amerikës Qendrore, Guatemala sot zhvendosi ambasadën e saj nga Tel Avivi në Kuds, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e hapjes së ambasadës mori pjesë presidenti i Guatemalës Jimmy Morales, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu si dhe ambasadori i SHBA-ve në Izrael, David Friedman.

Netanyahu gjatë fjalimit në ceremoninë e hapjes tha se nuk është rastësi ndjekja e hapit të hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds nga Guatemala, duke shtuar se ky shtet gjithmonë ka qenë në mesin e të parëve.

Ai theksoi se Guatemala është shtet mik i Izraelit dhe se zhvendosja e ambasadës së Guatemalës në Kuds është një fillim i ri i “jashtëzakonshëm” për nga aspekti i marrëdhënieve të të dy shteteve.

Netanyahu tha se Izraeli dhe Guatemala ndajnë vlera dhe qëllime të njëjta në fusha të shumta duke shtuar se do të rrisin bashkëpunimin mes dy vendeve.

Në vendimin e Guatemalës për zhvendosjen e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Kuds pas vendimit të SHBA-ve thuhet se luan rol marrja e një sasie të madhe të ndihmës nga SHBA-të dhe pretendimet për korrupsion ndaj presidentit, Jimmy Morales.

Presidenti amerikan Donald Trump më 6 dhjetor të vitit 2017 njoftoi se ka njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe se do të zhvendosë ambasadën e vendit të tij nga Tel Avivi për në Kuds. Pas kësaj deklarate, të hënën me një ceremoni zyrtare u bë hapja e ndërtesës së re të ambasadës.

Ushtarët izraelitë vranë të paktën 62 palestinezë dhe plagosën më shumë se 2.700 të tjerë të cilët dëshironin të shënojnë Ditën e “Nakba”-s ose “Fatkeqësisë së Madhe” dhe të protestojnë kundër hapjes së ambasadës amerikane në Kuds.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP