S'(është) cilësore marrëveshja e mundshme rreth emrit të Maqedonisë!

Opinionit të gjërë, veçanërisht shqiptarëve u intereson se si në të ardhmen do të quhet shteti i Maqedonisë ?
Si do që të quhet nuk ka rëndësi, por shqiptarët një gjë e dine se: do të quhet në gjuhën maqedonase, e jo në gjuhën shqipe. A ka logjik kjo dhe sa është e pranueshme për shqiptarët!
Është vërtetë e papranueshme zgjidhja që ofrohet nga Greqia në rastin e ndryshimit të emrit të Maqedonisë si propozimi i tyre, pa mundësi përkthimi në gjuhën shqipe, emri të përdoret “erga-omnes” për përdorim të përgjithshëm.

Greqia një kontest të tillë të ndjeshëm mundohet që ta zgjidh përmes një komplikimi të brendshëm ndëretnik këtu tek ne, në Maqedoni. Pra, nëse pranohet propozimi grek që vendi ynë të quhet si do që të jetë, pa mundësi përkthimi në gjuhën shqipe, atëherë kjo do të jetë vërtetë tentim drejt mohimit të identitetit shqiptar por, pse jo edhe atij maqedonas.

Politikanët shqiptarë, duhet ti hapin sytë sa nuk ua kanë hapur të tjerët. Gjuha shqipe, dallohet dhe është specifike në krahasim me gjuhët e tjera, jo vetëm ballkanike por edhe me ata botërore, prandaj nuk ka kuptim që Greqia të insistojë që emri i ri i ndryshuar i shtetit tonë, të mos mund të përkthehet edhe në gjuhën shqipe. Pavarësisht se maqedonasit (me përjashtime) e urrejnë gjuhën tonë, respektivisht gjuhën shqipe me dekada të tëra, e dëshmuar me fakte, por, nga vet fakti se gjuha shqipe, në përkthimin e fjalëve ka fjalë adekuate. Së paku kështu thonë ekspertët e gjuhës shqipe…

Tani shtrohet pyetja shqiptarët sa janë të kyçur në nivel ekspertësh gjuhësor, historik juridik e politik në zgjidhjen e kësaj çështje? Thuajse shumë pak ose hiç, kjo do të ishte përgjigjja! Politikanët tanë edhe pse janë të kyçur në rastin konkret më shumë i mbrojnë interesat e shtetit e jo edhe interesat gjuhësore, identitare, vlerat historike kombëtare, etj. Vrapojnë me të madhe cila nga subjektet politike shqiptare të bëhet pjesë e qeverisë, duke u thirrur në përgjegjësitë që duhet ti marrin. Pa mos i dalluar mirë e mirë cilat janë ata përgjegjësi? Por ajo që është me rëndësi në proces është që marrëveshja e mundshme të jetë cilësore. Së paku edhe të huajt aludojnë në këte. Sa është cilësore do bëjmë e do shohim! Jemi të mendimit se politikanët tanë duhet të reagojnë me kohë lidhur me qështjen e ndryshimit të emrit sa nuk është bërë vonë, përndryshe ky kontest dy palësh mund të shndërrohet në problem të brendshëm ndëretnik në Maqedoni, që aq më pak ka nevojë vendi për një gjë të tillë, megjithatë, gjithashtu mund të rrezikohen edhe proceset euro-atlantike të vendit, që Maqedonia edhe gjatë kohë mos të jetë pjesë e BE dhe NATOS.

Ajo që po i shqetëson shqiptarët është se: Gjatë gjitha cikleve të negociatave, për habi, diplomacia maqedonase nuk përfshin asnjë shqiptarë, ku shkelen haptas të drejtat ndërkombëtare, rreth emërtimit të shtetit, ku çdo popull ka të drejtë të zgjedhë emrin e vet, që buron nga ,tradita, kultura dhe vlerat historike. Prandaj po themi se nuk kanë të drejtë as grekët e as maqedonasit ti anashkalojnë shqiptarët rreth ndryshimit të emrit të Maqedonisë.
Sepse historikisht ne jemi më të vjetër se maqedonasit në këtë shtet…

Përfundojmë: Si do që të jetë, e vërteta është se: Shqiptarët edhe më tutje ngelin të anashkaluar në proceset vendimmarrëse dhe për gjitha këto marrëveshje bisedimesh rreth emrit vlerësohen nga shqiptarët në përgjithësi, si JO cilësore!

Lajme të ngjashme

Komentet

    1. Zoteri,une nuk jam gazetar,dhe aq me pak kam nevoj te kopjoj shkaravinat tua gazetareske.Kini kujdes ne deklarimet bajate dhe pa kryp,fundja nuk kam nevoj te marr dituri nga te paditurit.Mendimet ne opinion mund te kene ngjashmeri.merruni me pune me te medha zotri e jo me shkrimin tim,qe mendoj se kam te drejte te shprehi opinionin tim per kete shtet te brishte.Bej kujdes ne deklaratat tuaja gazetareske ofenduese…

  1. Me tekste te huja nuk mund te behesh fraer o Mehdi Mehmeti. Kjo i bie me bere bajram me rroba te huaja.Un reagova per kete Copy Paste redaksia e Portabit ja i ka gra gjume ja ka shkuar ne Mars. Deshta tia bej me dije opunionit se ky Z Mehemti gjysmen e Kolumnes e ka plotesuar me tekstin tim te Kolumnes se botuar nje dite me heret ne Gazeten Lajm

    1. O çaush, si duket e keni humbur rrugen ne obor ,mos kerko qime në v…Bej kujdes,sa gomarr ka buzebardhë mos vall krejt te tute jane.Hallall ju qoft,po e kam te kjarte keshtu jane njerezit e vet begjendisur …Unë nuk jam as kolumnist as gjysem kolumnist,kam krejt profesion tjeter,megjithate kam te drejte te shprehi mendimet e mija,qe sdo te thote se jane tuat.Nuk e kam natyren te bej polemika ne stilin tuaj,si duket ju mungon serioziteti….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button